- SIGURIA DHE MBROJTJA  NE INTERNET-

- E dhënë personale - çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (“subjekt i të dhënave”); një person fizik i identifikueshëm është ai, i cili, mund të identifikohet drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, veçanërisht duke iu referuar një identifikuesi në bazë të një emri, një numri identifikimi, të dhënave rreth vendndodhjes, një identifikues online, ose një apo më shumë faktorë specifikë për identitetin fizik, psikologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik;
- Përpunim - çdo veprim ose seri veprimesh që kryhen ndaj të dhënave personale me mjete automatike ose jo, si: mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, tërheqja, konsultimi, përdorimi, publikimi nëpërmjet transmetimit, shpërndarja ose ofrimi, njësimi ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose asgjësimi;
- Kontrollues i të dhënave - çdo person fizik ose juridik nga sektori publik ose privat që individualisht ose së bashku me të tjerët përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale;
- Pëlqim i subjektit të të dhënave - shprehje e lirë e vullnetit të dhënë lirisht, specifik, të informuar dhe të qartë të dëshirave të subjektit të të dhënave nëpërmjet të cilit ai ose ajo, me një deklarim ose me një veprim të qartë pohues, shprehë pëlqimin e tij/saj për përpunimin e të dhënave personale në lidhje me të;

Comments

Popular posts from this blog

MJEDISI DHE TEKNOLOGJIA DIGJITALE

Blogger