Blogger
Ditari elektronik apo blogu (nga anglisht: blog nga weblog, fjalë e përbërë nga Web dhe log), është një ditarë (personal) digjital. Shënimet e shkruara në llogaritësin personal publikohen në World Wide Web. Në fakt blogu është një fletë e gjatë në të cilën publikohen shkrimet sipas kohës kur ato janë shkruar. Në të vërtet është një fletë interneti por që në rastin ideal është fleta është e shkruar vetëm në një nivel (pa nënfleta). Blogu i jepë mundësin „blogerit“ dhe lexuesit një hapësirë të thjeshtë mediale për paraqitjen e aspekteve të jetës apo mendimit personal për temat specifike. Me fjalë të tjera Blogu merret si një „këndë në internet“ i ngjashëm me forumin në internet ku bëhet shkëmbHistori
Histori
Për herë të parë fleta të tilla d.m.th weblogs janë paraqitur më 1990 dhe janë thirrur si ditarë online dhe ishin fleta në të cilat përdoruesit kohë pas kohe jepnin shënime për ndodhi në jetën personale. Si blog-u i parë, merret një ditar personal i botuar online më 1994.
Që nga 1996 në internet paraqiten shërbimet si Xanga me qëllim që të ju mundësojnë përdoruesve në një formë shumë të lehtë të paraqesin ditarët vetjak. Nga fundi i viteve ˙90 vërehet një rritje e fletëve të tilla në internet në atë shkallë sa që Xanga nga 100 Bloge në vitin 1997 arrin të publikojë mese 20 milion në vitin 2005.
Format
Me rritjen e hapësirës së këtij lloj publikimi rritet edhe lloj-llojshmëria e fletëve të Weblog-forumeve. Kështu në internet paraqitet forma klasike por edhe një numër në rritje i ditarëve personale të cilat si weblog është lehtë të mirëmbahen. Përmbajtja e disa fletëve është e përzier nga komente, tema tjera dhe nga ditarë të jetës private dhe shërbejnë për argëtim apo edhe për prezantim vetjakë ë internet.
Për horizontin e temave që trajton, janë krijuar edhe disa hapësira të emëruara sipas temës përkatëse. Ndër to të njohura janë:
- alog (edhe si artblog) artdashësit prezantojnë punimet vetjake dhe i komentojnë ndër-veti
- audioblog (edhe si MP3 Blog) - një hapësirë që kryesisht përmban audio paraqitje
- edublog (edhe si E-Learning-Blog) - një hapësirë që për temë ka edukimin, arsimimin dhe kulturën qytetare
- blawg (edhe si Law blog) - hapësirë për drejtësi dhe judikatur
- comic blog - vizatimeve komike
- corporet blog - ndërmarrjeve komerciale
- foodblog - për ushqim, zierje, receta
- funblog - argëtim
- etj
Comments
Post a Comment